Derisa xhudistja Majlinda Kelmendi është mposhtur nga japonezja Chishima Maeda në gjysmëfinale, në anën tjetër xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi ka mposhtur spanjollen Juliana Figueroa, transmeton Reporteri.net.
Krasniqi ka mposhtur Figueran në sekondat e parë të ndeshjes me Ippon, duke u kualifikuar në finalen e Grand Prix Budapest.
Kujtojmë se xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi dy gara ditën e sotme në Hungari. Në ndeshjen e parë ajo fitoi ndaj meksikanes Luz Olvera, më pas mposhti edhe Shukavanin.
Ndryshe, herën e fundit Kelmendi solli në Kosovë medaljen e arit, ndërkohë që sot mund ta sjell maksimumi një të bronztë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.