Janë liruar dy serbët e arrestuar me 11 korrik nga Policia e Kosovës të cilët dyshoheshin për spiunazh.
RTK 2, kanal i serbëve në Kosovë, raporton se Trajan Trajkoviq dhe Boban Dajic janë lënë të lirë nga autoritet e drejtësisë kosovare.
Prokuroria në Gjilan në arsyetimin për arrestim kishte thënë se të dyshuarit ishin arrestuar pasi po përpiqeshin që të dërgonin dokumentet të Beogradit tek zyrtarë të caktuar komunalë serb.
Dokumentet ishin gjetur në automjetin e të dyshuarve.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha kishte konfirmuar se arrestimi i tyre kishte ndodhur në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” që lidhë Kosovën me Serbinë.
Ndërsa, e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se të arrestuarit janë drejtorë shkollash në rajonin e Gjilanit, duke e cilësuar arrestimin si “sulm ndaj popullatës serbe dhe shembull të dhunës juridike”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.