×
  • Sport
  • Sport

    Orari i Ballkanit në play-offin e Conference Leagues, ndeshja e parë më 18 gusht

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 0:00

    Ballkani ka arritur të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues, pasi eliminoi ekipin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

    Penalltitë ishin përcaktuese, pasi ndeshja u mbyll 2:1, ndërsa 4:4 me rezultat të përgjithshëm.

    Ndërkohë, nuk do të ketë pushim për kampionin e Kosovës. Kjo pasi që menjëherë sot një javë, më 18 gusht Ballkani do të udhëtojë për në Shkup për ndeshjen e parë.

    Një javë më pas, më 25 gusht, Ballkani do të përballet me Shkupin në Prishtinë.
    Fituesi i këtij dueli do të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference Leagues. /Express

    Ballkani e eliminon Klaksvikun pas ekzekutimit të penalltive, kualifikohet në play-off të Conference League

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!