Portieri Luza Zidane i tha “lamtumirë” skuadrës së Real Madrid për t’u transferuar te Racing Santander në Segunda Divizion të kampionatit spanjoll.
Kjo është hera e parë që 21-vjeçari largohet nga Real Madrid, skuadër ku u rrit dhe debutoi me të rriturit në La Liga sezonin e fundit.
Gjithsesi, djali i trajnerit Zinedine Zidane e di mjaft mirë se nuk ka shanse që të luajë me Real sezonin tjetër, pasi titullar është belgu Thibaut Courtois.
Portieri Luca Zidane është prezantuar sot te skuadra e Racing, ku tha: “Kisha disa opsione për të ardhmen, por kjo e Racing ishte zgjedhja më e mirë. Dua të rritem si njeri dhe si futbollist dhe ky është një klub me histori, që ma lejon këtë gjë”.
“Do të më bëjë mirë kjo largësi nga Madridi dhe Real Madrid, kisha nevojë për këtë transferim. Do të bëj më të mirën e mundshme dhe mendoj se ky klub është vendi ideal për mua”, u shpreh Luca Zidane për “Marca”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.