Berberi Riad Sinani, nga Mitrovica, të dielën hapi lokalin vetëm që t’i dalë në ndihmë vogëlushit Joel Qarkaj, që është i prekur nga tumori në kokë dhe tërë fitimin vendosi ta dhurojë për dyvjeçarin.
Një mërgimtar, që erdhi nga Gjermania, me të marrë vesh lajmin, jo vetëm se erdhi për t’i prerë vetë flokët, por i solli edhe dy nipërit e tij.
KlanKosova ka kontaktuar edhe me prindërit e Joelit, që të njëjtit së bashku me të birin ndodhen në Turqi dhe sipas tyre, kostoja fillestare prej 30 mijë eurosh është siguruar.
Joeli do t’i nënshtrohet operacionit gjatë së hënës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.