×
  • Lajme
  • Botë

    Voziste si i “çmendur”, i riu shkakton aksident të tmerrshëm në kufirin kroat: O Zot çfarë bëra!

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 8:59

    Një aksident  shumë i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në kufirin kroat.


    Deri te aksidenti i tmerrshëm erdhi kur një veturë e tipit BMW po lëvizte me shpejtësi të madhe duke mos arritur të frenojë as tek pikëkalimi kufitar i i quajtur “Sveta Helena” ku vozitësit tjerë po prisnin në radhë, transmeton Reporteri.net.

    Një veturë e tipit “Skoda” në të cilën ndodheshin një familje, prindërit dhe fëmija i tyre e pësoi rëndë si pasojë e pakujdesisë së këtij shoferi.

    Zjarrfikësve iu deshën plot 45 minuta për të nxjerrë familjen nga automjeti i shkatërruar.

    Pas aksidentit, shoferi i BMW-së, thonë dëshmitarët, doli nga makina pa asnjë lëndim dhe në panik tha: Zot, çfarë kam bërë?

    Raportohet se dy prindërit dhe fëmija, janë në gjendje kritike për jetë.

    Shikoni pamjet: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!