Bota e futbollit u zgjua me një lajm të keq. Në faqen e parë të “Corriere dello Sport” shkruhet se Sinisa Mijalovic, trajner i Bologna, është i detyruar të ndalojë punën për arsye shëndetësore.
Tekniku serb duhet të shpjegojë gjithçka gjatë pasdites, në një konferencë për shtyp. Gjithsesi, për një periudhë kohe nuk do të mund ta ushtrojë profesionin pasi duhet t’i nënshtrohet një terapie.
Të enjten, Bologna njoftoi se Mihajlovic nuk kishte udhëtuar me skuadrën pasi kishte patur temperaturë, por lajmet që pasuan nuk ishin pozitive dhe Mihajlovic duhej të kryente analiza të thelluara.
Nuk është ende i qartë lloji i problemit dhe koha që i duhet për rekuperim Mihajlovicit, i cili do ta shpjegojë vetë të gjithë këtë situatë.
https://twitter.com/TheMilanBible/status/1149810036543238145
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.