Një kamarier mund të konsiderohet vërtet si një ‘hero’ pasi i shpëtoi jetën një turisteje në një restorant në Tiranë.
Nga video shihet se si gruaja është mbytur duke u ushqyer në tavolinë. Personat e tjerë janë shqetësuar dhe madje njëri prej tyre nis dhe e qëllon pas shpine. Por pa efekt.
Në atë moment vjen kamarieri i cili e ngre në peshë nga pas e përplas disa herë me këmbët në tokë dhe rezultate, gruaja shpëton nga mbytja.
Ajo e falënderon kamarierin dhe madje i puth edhe dorën atij pasi arriti ta shpëtojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.