Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Kosovës pas takimeve që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
“Me informacionet që kemi, kryeministri i Kosovës është nisur drejt aeroportit dhe në këtë moment duhet të jetë duke udhëtuar dhe sipas gjasave e njëjta gjë thuhet edhe për Vuçiq”, ka thënë gazetarja Erisa Zyka për Klan Kosova.
Tutje, ajo tha se BE ka thënë se ka pasur dy pjesë të rëndësishme të takimit, ku në pjesën e parë është diskutuar për vizionin e secilës palë mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra se si e shohin Kosova e Serbia normalizimin, cilat janë pikat që mund të diskutohet e si mund të shkohet deri të ky normalizim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.