×
  • Sport
  • Sport

    Pas fitores së Akilit, reagon i madhi Driton Kuka

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 18:07

    Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në garat e ‘Grand Prix 2019’ pasi ka mposhtur rusin Georgii Elbakiev.


    Ai në finale nuk i jepi asnjë mundësi rusit Elbakiev duke arritur të shënojë fitore me ‘Ippon’, shkruan Reporteri.net

    Pas kësaj fitoreje, ka reaguar edhe Driton Kuka i cili iu është gëzuar tej mase fitores së Akilit.

    “Live Akili pas finales së fituar!
    Prapë e arta vjen në Kosovë?????
    Akil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest!
    Çfarë Akili sot i çmendur!
    Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin,Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japoneze Ebinumen,në Gjysëmfinale Uzbekun e në finale Qershia mbi tortë Rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura!”, ka shkruar Kuka në facebook.

    Kujtojmë që Akil Gjakova fitoi këtë medalje në kategorinë deri në -73 kg./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!