×
  • Sport
  • Sport

    Sa para do të paguhet Milano për miqësoren me Feronikelin

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 21:25

    Skuadra e Milanit do të jetë në Prishtinë më 10 gusht.


    Rossonerët do të luajnë në një ndeshje miqësore kundër kampionit kosovar Feronikeli në vazhdën përgatitore para stinorit të ri, shkruan GazetaOlle.com.

    Milani është skuadra më e madhe evropiane e cila shkel në Kosovë për një ndeshje të tillë dhe që tani ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm.

    Por, sa kushton ardhja e rossonerëve në Prishtinë? Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se në xhirollogarinë e klubit italian duhej derdhur plot 600 mijë euro për t’u realizuar kjo ndeshje.

    Organizimi i takimit miqësor u bë nga kompania AS Events, e cila më parë ishte përgjegjëse për ndeshjet ndërkombëtare të Kombëtares së Kosovës.

    Milani do të udhëtojë në Prishtinë me ekipin e plotë, përfshirë yjet e saj. Para përzgjedhjes së Feronikelit, kundërshtarë potencial të Milanit ishin edhe Prishtina, Flamurtari, Drita e Vushtrria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!