×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet ‘Kaça’, i shumëkërkuari për përfshirje në aktivitete të kontrabandës në veri

    Reporteri
    23 Gusht 2022 | 15:24

    Besim Zeqiri i njohur me nofkën “Kaça” është dërguar në paraburgim pas arrestimit të tij i cili u bë fundjavën e kaluar.

    ‘Kaça’ ishte në kërkim nga organet e rendit që nga tetori i vitit të kaluar nën dyshimet për kontrabandë me mallra në veri të Kosovës.

    Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë e Mitrovicës, ka thënë për kallxo.com se ndaj Zeqirit është caktuar edhe masa e paraburgimit.

    “I njëjti është arrestuar, prokuroria ka bërë kërkesë për paraburgim dhe i është caktuar masa për një muaj”, tha Preteni për “kallxo“.

    Besim Zeqiri ishte njëri nga pesë personat për të cilin Policia e Kosovës në tetor të vitit të kaluar kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

    Ai dyshohej se merrej me kontrabandë me mallra të cilat hynin nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme. ‘Kaça’ tashmë është person i njohur për Policinë e Kosovës.

    Ai në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për disa vepra penale pas disa vitesh të qëndrimit në arrati, por më pas ai ishte liruar.

    Ndërsa, së në muajin gusht të vitit 2021, ai i ishte arratisur Policisë së Kosovës dhe ndjekja e tij ishte bërë në Zveçan. Gjatë ndjekjes së tij ishin lënduar edhe disa zyrtar policor.

    Shpallen në kërkim pesë persona të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!