Ka përfunduar finalja më e gjatë ndonjëherë në histori të Wimbledonit në mes të Roger Federer dhe Novak Djokoviç.
Novak Djokoviç ka mposhtur zviceranin Roger Federer, në finalen më dramatike qysh prej finales së vitit 2008 (Federer-Nadal), shkruan Reporteri.net
Serbi fitoi 3:2 në sete (7-6, 1-6, 7-6, 4-6, 13-12), në një duel që zgjati jo më pak se 5 orë.
Duhet cekur që Federer pati dy herë mundësinë që të shpallej kampion në këtë ndeshje, por i shpërdoroi të dyja.
Kështu Djokoviç fiton Wimbledonin e tij të 5-të në karrierë, gjersa Federer mbetet me 8 të fituar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.