Një padi e ngritur në Kaliforni pretendon se boksieri profesionist dhe ish-kampioni i peshave të rënda, George Foreman, ka sulmuar seksualisht të paktën dy gra në vitet 1970, kur ato ishin adoleshente.
Padia, e paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, nuk e identifikon Foremanin me emër, por identifikon abuzuesin e supozuar si një ish-boksier profesionist i peshave të rënda që mundi Joe Frazier në 1973 për t’u bërë kampion i botës në peshën e rëndë.
Foreman u bë kampion pasi mposhti Frazier më 22 janar 1973.
Foreman i ka mohuar akuzat në një deklaratë për ABC News, duke pretenduar se njerëzit “po përpiqen të zhvasin para prej tij”.
Padia, e ngritur nga një grua e identifikuar si Denise S., pretendon se Foreman filloi ta ngacmonte që në moshë të hershme duke e nxjerrë për akullore dhe duke e lejuar atë të ulej në prehrin e tij ndërsa ai ngiste makinën.
Sipas padisë, Denise S. është vajza e një boksieri me bazë në Oakland, i cili u stërvit me Foreman në fillim të viteve 1970. Ajo dyshohet se u takua me Formanin kur ishte rreth 8 vjeç./Euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.