‘Diamanti’ i Kosovës, Florent Hasani vazhdon të dhurojë paraqitje mbresëlënëse me skuadrën nga Hungaria, Diosgyor.
Super-talenti nga Vushtrria ka shënuar një tjetër super-gol me skuadrën elitare hungare.
22-vjeçari shënoi një gol spektakolar me të djathtën e tij nga largësia prej 20 metrave në ndeshjen kundër Kisvarsa.
Ish-futbollisti i Trepçës’89 shënoi në pjesën e dytë të lojës për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.
— FlorentHasani (@florenthasanii8) July 13, 2019
Ndryshe, Hasani ka bërë një edicion mbresëlënës me Diosgyorin së fundmi.
Në 50 paraqitje në të gjitha garat, Hasani ia ka dalur të shënojë nëntë gola dhe të dhurojë pesë asistime.
Vlen të përmendet se Hasani ishte zgjedhur futbollisti më i mirë në Kosovë në vitin 2017.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.