Banorët e Holtës kanë treguar ngjarjen e sotme brenda kanionit që i mori jetën 25-vjeçares dhe rrezikoi shumë turistë të tjerë.
“Ishin shumë persona në kanion, të tjerët dolën… Kjo që ndodhi është hera e parë. Nuk ka njeri që ti udhëzojë turistët, vetëm ajo që u themi ne” tha njëri prej tyre, raporton tch.
Ndërsa një tjetër banor theksoi se “Ngjarja ndodhi si pasojë e shirave të menjëhershëm. Turistët u futën por s’e kuptuan rrjedhjen e lumit. U mobilizuan të gjithë, por uji ishte i menjëhershëm dhe vajza nuk shpëtoi. Kjo njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Se kuptoj si nuk e kuptuan njerëzit brenda zhurmën e ujit” tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.