×
  • Sport
  • Sport

    Kosova arrin fitoren e parë në Evropian, mund Armeninë

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 21:52

    Kosova U20 (M) ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, duke mundur bindshëm Armeninë me rezultat 97:40.


    Kosova ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke arritur fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan me rezultat 20:14, kurse shumë më bindës ishin në atë të dytë, duke e fituar 23:10, për të shkuar në pushim me rezultat 43:24. Me dominim total kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë.

    Periodën e tretë e fitojnë me rezultat 23:4 dhe atë të fundit 31:12, për të fituar në fund me rezultat bindës me rezultat 97:40.

    Atik Koshi u dallua me 22 pikë, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Leon Neziri 14, Andi Vrapcani 13 dhe Meriton Ismaili 13. Dardan Kapiti kontribuoi me gjashtë pikë e nëntë kërcime.

    Kosova ndeshjen e ardhshme në grupe e zhvillon ndaj Gjeorgjisë të martën, kurse të mërkurën do të përballet me Suedinë.

    Më herët, Dardanët kishin pësuar nga Holanda dhe Estonia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!