×
  • Sport
  • Sport

    Bernard Berisha shënon gol të bukur në Rusi

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 23:15

    Berisha e ka nisur mbarë në Rusi, e ka ndihmuar Akhmat Groznyn t’i marrët pikët e para në xhiron e parë.


    Anësori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, e ka gjetur golin në xhiron e parë në Premier Ligën e Rusisë.

    Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij, Akhmat Grozny, ta nis sezonin me fitore duke shënuar golin e vetëm të takimit kundër FC Krasnodar.

    Bernard Berisha shënoi një gol të bukur me gërshërë në minutën e 28’, që doli të jetë i vetmi dhe i tri pikëve.

    “Ndeshja e parë, goli i parë”, shkroi ai në Facebook.

    Synimi i Berishës është që të gjejë formën e mirë dhe të kthehet sa më parë në Kombëtaren e Kosovës, pasi mungoi në ndeshjet e qershorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!