×
  • Sport
  • Sport

    Man Utd synon ta transferojë De Jongun në janar

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 11:14

    Manchester United është dorëzuar për Frenkie de Jongun, i cili sipas të gjitha gjasave do të mbetet në Barcelonë.

    “Djajtë e Kuq” e kërkuan vazhdimisht futbollistin holandez, por ai rezistoi me dëshirën e madhe për të qëndruar në “Camp Nou”.

    Kohëve të fundit “në lojë” hyri edhe Chelsea, por as “Blues” s’arritën t’ia ndërronin mendjen ish-futbollistit të Ajaxit, shkruan “Gazeta Express”.

    Sidfoqoftë, trajneri Erik ten Hag, i cili kishte punuar me futbollistin në Holandë, nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

    Trajneri holandez do t’ju kërkojë drejtuesve të klubit anglez që të tentojnë prapë për ta transferuar përfaqësuesin holandez në “Old Trafford”.

    “Është e qartë, ne kemi nevojë për lojtarë kualitativë. Kemi nevojë për më shumë lojtarë për t’i mbuluar të gjitha ndeshjet dhe për ta ruajtur vazhdimësinë”, ka thënë Ten Hag, duke paralajmëruar se i duhen përforcime edhe në afatin kalimtar të janarit.

    De Jong, nga ana e tij, do të mundohet ta bind trajnerin Xavi Hernandez se e meriton një vend titullari tek “Blaugrana”.

    Nëse kjo nuk ndodh deri në hapjen e afatit të ri kalimtar, holandezi mund të vendosë të largohet nga gjiganti katalunas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!