Neymar vazhdon ende të mos paraqitet në stërvitjet e klubit të Parisit pasi synon ta detyrojë klubin ta transferojnë tek Barcelona.
Klubi i Parisit i ka shqiptuar gjobë prej 300 mijë eurove për çdo seancë që mungon, por ai nuk po brengoset për këtë punë pasi Barcelona po ia paguan çdo cent të mundshëm, shkruan Reporteri.net
Në lidhje me akuzat që iu janë ngritur Neymar nga klubi parisien ka reaguar edhe babai i futbollistit, Neymar Santos.
“Neymar në asnjë kohë nuk e ka respektuar PSG apo lojtarët që kanë luajtur në ndeshjen e 2017 (Barcelona 6-1 Paris). Por, mos harroni, kjo është ndeshja më e rëndësishme e tij.
“T’ia atribuosh këtë manifestim spontan si një provokim për klubin e tij aktual është një qëndrim me qëllime të këqija”, ka thënë babai i Neymar.
Neymar është rikthyer së fundmi në Paris për të diskutuar për të ardhmen e tij, por ka refuzuar të paraqitet në stërvitje./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.