×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Casillas vendos përfundimisht për karrierën e tij

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 12:11

    Iker Casillas vazhdon të mbetet idhulli i shumë tifozëve të futbollit dhe jo vetëm, ai është pikë reference për portierët e rinj.


    Portieri spanjoll kishte pësuar sulm në zemër së fundmi, ndërsa është duke u rikuperuar në qendrën sportive të Portos, shkruan Reporteri.net

    Ai ka vendosur që mos të luaj më sezonin që po vjen, por do të qëndrojë me stafin e tij në Porto derisa të rikuperohet plotësisht.

    Sipas raporteve nga Portugalia, mjekët i kanë thënë Casillasit se ai nuk mund të luajë më kurrë futboll, por legjenda madriliene refuzon të dorëzohet.

    Ndryshe familja e Casillas është duke u përballur me disa sprova mjaft të mundimshme kohëve të fundit.

    Vetëm tre javë pasi Casillas pësoi sulm në zemër, gruaja e tij, Sara Carbonero është diagnostifikuar me kancer.

    Por, se çfarë familje e madhe janë ata e dëshmon fakti se të dy kanë vendosur t’i luftojnë sëmundjet e tyre në pakompromis./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!