Pas 11 ditëve në Zillertal të Austrisë, skuadra e Werder Bremen u kthye në aksion të dielën.
Trajneri i skuadrës së Werder, Florian Kohfeldt, 36-vjeçar, ka marrë disa leksione në këtë ndeshje përpara se të kthehej në Gjermani, shkruan BILD, transmeton Reporteri.net
Ai ka folur edhe për superyllin vushtrrias, Milot Rashicën dhe për impaktin e tij në skuadrën gjermane.
“Ai ka një rol shumë të madh në lojën tonë. Kam ndjenjën se kundërshtarët tani kanë frikë kur ai ka topin. Ai nuk mund të numërohet tani si lojtar i parëndësishëm, pasi tani ka rëndësinë e një goli. Kjo është shumë brutale për një ekip. Përveç kësaj, ai ka realizuar çdo urdhër deri në fund, për dallim nga viti i kaluar. Unë me të vërtetë kam shpresë të madhe se gjysma e dytë ishte diçka normale për të sesa një rast i jashtëzakonshëm”, ka thënë trajneri i tij.
Ndryshe, Rashica ishte lojtari më i mirë i skuadrës së Werder Bremenit ku arriti të shënojë plotë 8 gola e 4 asistime vetëm në pjesën e dytë të sezonit.
Ai ishte aq vendimtar edhe për Kombëtaren e Kosovës, i cili e ndihmoi tej mase në ndeshjen ndaj Bullgarisë, ku arriti të shënojë dhe të asistojë në fitoren historike./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.