Babai i Milot Rashicës, Nexhmedin Rashica është bërë anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Vushtrrisë.
Në zgjedhjet e brendshme që i mbajti PDK gjatë muajit të kaluar, Nexhmedin Rashica, babai i futbollistit kosovar, Milot Rashica ka marr gjithsej 23 vota.
Gazeta Insajderi ka provuar të marr një deklaratë nga Rashica mirëpo ai nuk ka pranuar. “S’jam i interesuar për intervista”, ka thënë shkurt Rashica.
PDK gjatë muajit të kaluar ka mbajtur zgjedhjet e brendshme ku në krye të partisë është rizgjedhur Kadri Veseli.
Ndërsa anëtarët më të votuar të PDK-së në Vushtrri janë vartësit e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.