×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët nuk e mirëpresin vendimin për Xhakën që të jetë kapiten i Arsenalit

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 22:03

    Granit Xhaka do të jetë kapiten i ri i parë te Arsenali.


    Mesfushori prishtinas do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, ndoshta më të madhin nga një shqiptar, duke u bërë kapiten i parë i një skuadre të madhe si Arsenali.

    Pas largimit të Aaron Ramsey dhe Petr Cech, problemeve të Laurant Koscienly dhe Mesut Ozil me klubin londinez, duket mëse e qartë që Graniti do të mbajë shiritin e kapitenit te Arsenali në stinorin e ri. Këta të pesë stinorin e kaluar ishin kapitenë të skuadrës, transmeton periskopi.

    Mirëpo, disa tifozë të Arsenalit nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë lajm. Disa nga ta janë tallur me vendimin që Unai Emery duket se veçse e ka marrë, duke bërë ‘tweet’ të ndryshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!