×
  • Sport
  • Sport

    De Ligt rrugës për në Torino, nesër kryen testet mjekësore

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 13:09

    Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do të udhëtojë sot drejt Torinos sot për ta kompletuar kalimin në Juventus.


    Raportohet se kampioni italian do t’i paguajë 75 milionë euro për mbrojtësin 19-vjeçar, i cili e udhëhoqi Ajaxin drejt gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Qendërmbrojtësi holandez thuhej se do të kalonte në Barcelona apo Paris Saint-Germain.

    Megjithatë, ai pritet të mbërrijë sot në Itali për t’i kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratë me Juventusin.

    De Ligt i ka shënuar tetë gola në 77 paraqitje për klubin nga Amsterdami, të cilit i ishte bashkuar si nëntë vjeç.

    Ai u bë kapiteni më i ri në moshë në mars të vitit 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!