×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pas vizitës së Macron në Serbi: Samiti i Parisit mund të mbahet në shtator

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 13:32

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi mund të takohen në muajin shtator.


       Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë në muajin shtator dhe një takim i tillë pritet të organizohet nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

    “Unë besoj se një lloj vazhdimi i Berlinit, domethënë takimi i Parisit do të jetë në shtator”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve, transmeton lajmi.net. Sipas tij, Kosovës dhe Serbisë i duhet kohë që të qartësojnë e të bisedojnë disa gjëra.

    “Urrej t’ia vë fajin palës tjetër. Le të presim që forcat e mëdha të bëjnë gjënë e tyre dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë ne”, u shpreh Vuçiq.

    Në anën tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, gjatë ditës së djeshme ka thënë se së bashku me kancelaren gjermane, Engela Merkel, do të zhvillojnë takime të veçanta me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, me qëllim që të mundësohet arritja e marrëveshjes.

    Samiti i Parisit i paraparë më 1 korrik, dështoi për shkak të mospajtimeve mes palëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!