AS Monaco i ka dalur në mbështetje kampit të rekrutimit të futbollistëve të talentuar “Talent Kosova”, që synon të zbulojë talentë për të ardhmen.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Principata e Monakos, që ka konfirmuar se në këtë kamp do të testohen futbollistët e lindur në vitin 2001 deri në vitin 2009.
Qëllimi i këtij kampi është zbulimi i talentëve të rinj në këtë vend.
Kohëzgjatja e këtij kampi për një ditë do të jetë katër orë.
Përmes këtij kampi, disa nga futbollistët e talentuar nga Kosova do ta kenë rastin që të shkojnë në klubin e Monacos.
Ndryshe, në Kosovë momentalisht kamp rekrutimi është duke mbajtur edhe klubi i Lokomotivës së Zagrebit.
Ndërkaq, më parë kampe të tilla kishin mbajtur edhe gjigantët evropian si Milan dhe Arsenal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.