×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Arkanit tha se do ta vras në ring, përgjigjet Mazrekaj: Do ta shkatërroj me boksa, më zi se tomahowkat e NATO-s

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 15:38

    Djali i kriminelit serb, Arkan, boksieri Velko Razhnatoviq nuk ka lënë rast pa kërcënuar boksierin kosovar Petrit Mazrekaj.


    Së fundmi këtë e ka bërë edhe në një emision televiziv, për çka Reporteri shkroi më herët.

    Ai ka thënë se do të donte që meçi të zhvillohej, dhe se nëse vjen deri te kjo, do ta vrasë boksierin kosovar, në ring.

    “E them haptazi, atë nuk e dua dhe do të shkoj ta vras në ring, nëse mundem. Ta keni të sigurt. Ai ka një kohë të gjatë që po më acaron, dhe këtë nuk e shoh më vetëm nga ana sportive, më duhet ta them këtë në televizion. Me gjithë qejf do të doja ta pranojë atë meç”, është shprehur Velko.

    Ndërkohë, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj i cili ia ka kujtuar Velkos, krimet e babait të tij, kriminelit serb Arkan që kishte bërë në Ballkan, shkruan Reporteri.net.

    Mazrekaj i ka dërguar mesazh Razhnatoviqit duke i thënë se  nëse meçi zhvillohet, atëherë atij do t’ia pamundësojë që të dalë në ring përsëri, ngase siç është shprehur do t’ia bëjë “më zi se sa tomahowkat e NATO-s”.

    “Epilogu i krimineleve qe vrasin, tashme eshte i qarte. Arkani dhe paramilitaret e tij jane perzene nga Kosova si humbes te flliqur, duke ia pamundesu me bo krime te tjera. Ndersa djalit te tij, do t’ia pamundesoje qe me dale ne ring perseri. Do ta shkaterroje boksa, me zi se sa tomahowkat e NATO-se. Shqipet fluturojne larte!”, ka shkruar Mazrekaj, /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!