×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten zjarrëfikësit në protestë para Qeverisë

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 17:38

    Zjarrëfikësit e Kosovës kanë njoftuar se të enjten me datë 18 korrik do të protestojnë para objektit të Qeverisë.


    Ata përmes një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se protesta do të mbahet duke filluar nga ora 10:00, ndërsa kanë ftuar punëtorët të jenë me uniforma për mbrojtje kundër zjarrit si dhe të kenë helmetën, shkruan Reporteri.net.

    Ata thonë se po i kthehen protestave pasi kërkesat e tyre hasën në vesh të shurdhër nga Qeveria. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

    Edhe pas shumè perpjekjeve 3-4 muajshè qe te gjejm zgjidhje për kërkesat e premtuara dhe për mjetet e siguruara nga Qeveria e Kosovës, edhe pse shkuan 6 muaj ne vitin 2019 -të asgjè nuk u arrit dhe të gjitha i mohuan, qe për ne është e pa pranueshme dhe në asnje mënyrè nuk jemi pajtu, dhe si reagim i gjendjes së krijuar dhe shkeljes se premtimeve dhe mos Alokimin e mjeteve të siguruara per zjarrfikës, ne asnjè mënyrë nuk do te pajtohemi qe mjetet tona te tjetersohen dikun tjeter, kjo veq se pse nuk ka kush te avokoj për ne dhe të mbrojë interesat e zjarrfikësve, do t’jemi ne ata qe fuqishëm do te jemi ne mbrojtje te se drejtes tonê dhe kursesi nuk do te lejojmè qe te nëperkembemi dhe tè përbuzemi në ketë mènyrè.

    Të gjithë e dimè se qka kanë premtu dhe te Ejten edhe njè here do te ju tregojm se nuk hjekim dorè nga te drejtat ligjore qè na takojnè dhe institucionet tona te ballafaqohen me zjarrfikësit Shpëtimëtarè dhe le tè tregojnè se ku jan Milionat e siguruara për Zjarrfikësa dhe qka ndodhi ne vitin 2019- të qka u arrit dhe te tregojnë se deri kurë keto shkelje te drejtave tona ligjore.

    PRANDAJ APELOJMÈ QE TË GJITH ZJARRFIKËSIT E KOSOVËS TË BASHKANGJITËN NË PROTESTÈ, SË BASHKU JEMI ME TE FORTË DHE SIGURISHT DO TE DALIM NGADHENJYES NE KETË SFIDÈ DHE GJITHASHTU TE MBROJMÈ DINJITETIN, MISIONIN E SHEJTÈ TE ZJARRFIKSËVE, T’JU THEMI STOP DISKRIMINIMEVE, STOP SHKELJEVE TE DREJTAVE LIGJORE, STOP DEGRADIMEVE DHE PËRBUZJES ME DEKADA QE PO NDODHÈ ME ZJARRFIKÊSIT E KOSOVËS.

    TE GJITH PARA QEVERISË SÈ KOSOVËS ME DT. 18.07.2019-të në ORA 10.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!