Novak Djokoviç fitoi titullin e tij të pestë të Wimbledonit, pasi mposhti zviceranin Roger Federer të dielën e kaluar.
Serbi e bëri këtë me mjaft mund, madje i shpëtoi dy herë meçpointeve, ndërsa u rikthye nga ‘të vdekurit’ për ta fituar këtë përballje dramatike që zgjati për 5 orë, shkruan Reporteri.net
Menjëherë pasi fitoi përballjen, ai u përkul në fushën e Wimbledonit, kapi disa fije bari dhe i hëngri, ashtu siç bën çdoherë pasi fiton diçka të madhe.
Djokoviç ka shpjeguar edhe arsyen prapa këtij zakoni të rrallë. Ai ka thënë se e bën këtë kur fiton diçka të madhe.
“Si fëmijë, unë kam ëndërruar ta fitoj Wimbledonin, kështu që, si çdo fëmijë, ju ëndërroni të bëni diçka të çmendur kur ju në fakt arrini ta bëni këtë – nëse e arrini – dhe kjo është arsyeja”, ka thënë Djokoviç.
Me këtë fitore, Djokoviç është vetëm 3 tituj të Wimbledonit larg zviceranit Roger Federer i cili ka 8 të fituar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.