Situata politike në vend, një pjesë e turistëve anulojnë prenotimet në Vlorë dhe Durrës.
20 % e prenotimeve janë anuluar nga turistët e huaj në Vlorë. Arsyeja kryesore sipas kreut të Dhomës së Tregtisë në Vlorë Arben Breshani mbetet klima politike në vend.
Edhe në Durrës operatorët turistikë janë përballur me anulime të prenotimeve.
Situata politike ka ndikuar në sektorin e turizmit në zonat bregdetare.
Kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani konfirmon për ABC News se janë anuluar 20% e prenotimeve nga shoqëri dhe kompani turistike të huaja. Shkaku kryesor sipas tij mbetet klima politike.
Breshani thotë se ekziston pasiguria për anulime në masën 50% sezonin e ardhshëm.
E njëjta gjendje paraqitet edhe në Durrës. Kreu i shoqatës së Turizmit në këtë qytet Eduard Xhepa pranon se ndryshe nga vitet e kaluara operatorët turistike janë përballur me anulime të prenotimeve nga turistët.
Periudha që ka numrin më të madh të prenotimeve është muaji gusht. Në kushtet kur numri i vizitorëve nuk është në pritshmëritë e operatorëve turistike, këta të fundit po punojnë për të zgjatur edhe pak në kohë sezonin./ABC News
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.