×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola i bie pishman pas fotos që e bëri me tifozin e Liverpoolit

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 18:37

    Pep Guardiola është padyshim njëri ndër trajnerët më të mirë që ka parë bota e futbollit.


    Ai arriti ta fitojë titullin e Premierligës në një luftë të ashpër me skuadrën e Liverpoolit, skuadër kjo e cila në fund arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    E trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola sot ka bërë një foto me një tifoz të Liverpoolit, por do t’i ketë rënë pishman më pas.

    Tifozi i Liverpoolit ngriti 6 gishtat, në shenjë që klubi i Liverpoolit ka fituar 6 tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa City nuk ka qenë kurrë as në finale.

    Mirëpo, Guardiola si një trajner i madh që është, e ka marrë me sportivitet këtë foto, pasi edhe ai dikur ka qenë një tifoz./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!