×
  • Sport
  • Sport

    Bad News Eagles shpallet kampion në turneun e Pragës, skuadra fiton edhe mbi 20 mijë dollarë

    Reporteri
    18 Shtator 2022 | 22:37

    Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles, ka triumfuar në finalen e madhe të turneut “Tipsport”.

    Ky turne u mbajt në Pragë të Republikës së Çekisë, teksa BNE në finale mposhti ekipin, ECLOT, shkruan Express.

    Bad News Eagles e fituan këtë ndeshje 2:0 në mapa – 6:12 në Inferne dhe 16:10 në Ancient.

    Pas triumfit në finale, ekipi nga Kosova ka fituar 20.650 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!