×
  • Sport
  • Sport

    Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Qipro

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 17:47

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një postimi ka njoftuar se tashmë ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Qipro.

    “Dardanët” do ta zhvillojnë përballjen ndaj Qipros në “Fadil Vokrri” në datën 27.09.2022, derisa tani ka nisur shitja e biletave.

    Çmimet vazhdojnë të jenë të njëjta, pra veri dhe jug nga 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe VIP – 80 euro.

    Për t’u pajisur me biletë kliko: KËTU

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!