×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi i ndarë në dy kampe, Nedved kundër Allegrit, Agnelli pro

    Reporteri
    20 Shtator 2022 | 9:12

    Përpara me Max Allegrin. Linja e Juventusit nuk ndryshon as pas ndeshjes me Monzan që pasoi humbjen me Benfican në Champions League. Edhe pse situata është rënduar në kampin bardhezi, drejtuesit nuk bëjnë lëvizje të mëdha, pavarësisht faktit që trajneri aktual nuk ka më mbështetjen e dikurshme në rangjet e larta drejtuese dhe pothuajse fare në shkallët e stadiumit.

    Një zgjedhje e diktuar edhe nga rrethanat pasi presidenca nuk ka një emër në gjendje që të zëvendësojë teknikun aktual me të cilin është ndërtuar skuadra e këtij sezoni dhe projekti mbetet kryesisht i Allegrit.

    Pavel Nedved është njeriu në linjën e parë për ndryshime të menjëhershme madje çeku nuk ka fshehur pakënaqësinë që ka edhe ndaj lojtarëve. Në krahun tjetër, presidenti Andrea Agnelli mbetet aleati i fundit i trajnerit toskan dhe i ka dhënë bonuse shtesë për të vijuar punën edhe pse besimi mund të mbarojë.

    Pushimi i imponuar nga kombëtaret është kohë refleksioni për Allegrin dhe skuadrën që në tetor duhet të rikthehet te fitoret dhe vazhdimësia, në të kundërt, Juventusi aktual do të ndryshojë dhe shumë madje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!