Sanksionet ndaj futbollit rus po vazhdojnë ende, që nga koha kur shteti i Rusisë filloi agresionin mbi Ukrainën.
UEFA ka njoftuar sot se Rusia është përjashtuar edhe nga kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Hvar të Kroacisë dhe miratoi procedurën për shortin e ardhshëm kualifikues për “Euro 2024”, që do të mbahet më 9 tetor në Frankfurt.
Mes tjerash, nga kjo mbledhje u vendos që Rusia të mos përfshihet në short për ndeshjet kualifikuese 2022/24.
Gjithashtu, si zakonisht, u vendos që shteti nikoqir i Evropianit të kualifikohet automatikisht. Kësisoj, Gjermania nuk do të përfshihet në short, shkruan Express.
Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit 2023, ndërsa tri ndeshjet të “Play-Off”-it do të zhvillohen në mars të vitit 2024.
“Euro 2024” është planifikuar të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.
Ndeshjet do të zhvillohen në dhjetë qytete të Gjermanisë.
🏆 🇩🇪 The qualifying system for #EURO2024 has been finalised. Hosts Germany qualify automatically, with 53 nations vying for the other 23 places.
🔟 group winners and 10 runners-up qualify for the finals.
3️⃣ spots decided by play-offs in March 2024.
Full info: ⬇️
— UEFA (@UEFA) September 20, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.