×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Feronikelit flet pas eleminimit nga Liga e Kampionëve

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 23:13

    Feronikeli u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga skuadra uellsiane, The New Saints.


    Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë për RTK se skuadra e tij bëri lojë të mirë por u ndëshkua atëherë kur po luanin mirë.

    “Më vjen keq për futbollistët që dhanë maksimumin por nuk u kualifikuan dhe tifozët që erdhën në stadium. Nuk është hera e parë që një skuadër që luan mirë penalizohet në fund”.

    “Lojtarët dhanë maksimumin dhe kundërshtari luajti më dobët se në ndeshjen e parë, por jo gjithmonë fiton ata që luajnë mirë.
    Bëmë paraqitje të mirë, nuk turpëruam Kosovën dhe Feronikelin dhe në vitet e tjera një skuadër tjetër ose ne do të vazhdoj në rundin tjetër”, deklaroi ai.

    Kampionët e Kosovës nuk janë larguar nga garat evropiane pasi që do të vazhdoj garën në Europa League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!