×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Transmetoi këngë të Cecës, autoriteti i mediave i tërheqë vërejtjen RTSH-së

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 10:49

    Ditë më parë në Radio Televizionin Shqiptar janë transmetuar këngë të këngëtares serbe Ceca të cilat nuk janë pritur mirë nga publiku.


    Autoriteti i Media Audiovizive (AMA), i ka tërhequr vërejtjen RTSH-së, për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe.

    “Ditën e shtunë në kanalin RTSH 2 gjatë orarit të transmetimit me muzikë në gjuhën e pakicave u transmetuan këngë të këngëtares serbe Ceca, e cila i është bashkuar disa herë publikisht zërave antishqiptarë për Kosovën. Autoritetit të Medias Audiovizive i janë drejtuar një sërë ankesash lidhur me këtë transmetim, dhe pas vlerësimit të rastit RTSH-së i është tërhequr vëmendja për evitimin e rasteve të tilla që krijojnë ndjeshmëri negative tek ndjekësit e programeve të transmetuesit publik”, thuhet në reagim, njoftojnë media në Shqipëri.

    Gjithashtu, AMA i kujtojnë RTSH-së, koncertin e mbajtur në veri nga këngëtarja, i cili kishte mesazhe politike kundër Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!