Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë t’ia plotësojë kushtet grevistëve dhe të fillon mësimi sa më parë.
Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të fortë se kjo që lidhet me procesin mësimor, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Për më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës nuk kanë marrë goditje më të rëndë se kjo që lidhet me bllokimin e procesit mësimor, tash e një muaj.
Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se sa një temë që lidhet me tërë një popull, e të trajtohet me këtë indiferencë.
Takimet dhe dialogu me grevistët nisën vetëm atëherë kur u thellua problemi. Ndërsa, zgjidhja është reduktuar në një masë monetare. Në fakt dialogu u konceptua si farsë dhe tallje. Kjo duhet të marrë fund.
Sot, jo më larg se sot, Qeveria duhet t’i plotësojë kushtet e grevistëve, të nisë mësimi dhe të mos bëhet hajgare me një popull.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.