×
  • Lajme
  • Botë

    Që nga dje, Bill Gates nuk është më njeriu i dytë më i pasur në botë

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 14:35

    Bill Gates nuk është më personi i dytë më i pasur në botë. Ai ka rënë për një pozitë pasi ky titull tashmë i takon miliarderit francez Bernard Arnault.


    Arnault, i cili është shef ekzekutiv i kompanisë për prodhime luksoze “LVMH”, e zuri vendin e Gates të martën në Indeksin e miliarderëve të Bloomberg, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.

    Kjo është hera e parë që kur indeksi është krijuar shtatë vjet më parë që Gates bie nga dy vendet e para. Arnault ka një vlerë neto prej rreth 108 miliardë dollarësh, sipas indeksit, duke shtuar këtu se vetëm vitin e kaluar, pasuria e tij u rrit për 39 miliardë dollarë.

    Gates, themeluesi i Microsoft (MSFT) posedon pasuri në vlerë 107 miliardë dollarë.

    Në kuadër të korporatës gjigante “LVMH” funksionojnë firmat për prodhimin e gjërave luksoze, si “Luis Vuitton”, “Christian Dior”, Givenchy”, “Dom Perignon” dhe “Sephora”.

    Kujtojmë se shefi ekzekutiv i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos mban vendin e parë në listën Bloomberg me një vlerë neto prej 125 miliardë dollarësh. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!