Bashkimi Evropian ka thënë se rrjedhjet në dy tubacionet kryesore të gazit nga Rusia në Evropë ishin shkaktuar nga sabotazhi – por nuk e akuzuan drejtpërdrejt Rusinë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërprerja e qëllimshme do të rezultonte në “përgjigjen më të fortë të mundshme”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ukraina ka shkuar më tej, duke akuzuar Rusinë për një “sulm terrorist”.
BE-ja ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e furnizimeve me gaz dhe tubacionet Nord Stream, si një armë kundër Perëndimit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ai mendonte se rrjedhjet “nuk do të kishin një ndikim të rëndësishëm në elasticitetin energjetik të Evropës”. Asnjë tubacion nuk po transporton gaz për momentin, megjithëse të dy përmbajnë gaz./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.