Presidenti i Turqisë Erdogan ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku në fokus të diskutimeve do të jetë Greqia.
Mediat turke raportojnë se në këtë mbledhje do të shqyrtohen hapat që Turqia do të marrë ndaj Greqisë lidhur me çmilitarizimin e ishujve në Egje.
Turqia ka pretenduar vazhdimisht se në ishujt e Greqisë në Egje po vendosen pajisje ushtarake. Ankaraja kërkon që të çmilitarizohen këta ishuj. Ndërsa Greqia i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë së Turqisë, priten të nxirren përfundime se si do t’i qaset Ankaraja kësaj çështje.
“Në këshill do të vlerësohet përgjigja ndaj provokimeve greke”, raportoi rrjeti turk Haber Global.
“Kjo është një lojë e rrezikshme si për politikanët grekë, për shtetin grek, për popullin grek”, ka thënë Erdogan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.