×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-ministri rumun emërohet zv/sekretar i përgjithshëm i NATO-s

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 19:50

    NATO emëroi ish-ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Mircea Geoana, në postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake.


    Geoana, ish-udhëheqës i Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, do të zëvendësojë amerikanen Rose Gottemoeller.

    Geoana “është një mbështetës i madh i lidhjes transatlantike dhe do të sjellë në këtë post përvojën e gjatë si burrështetas dhe diplomat”, tha përmes një deklarate NATO-ja, raporton rel.

    Sipas së njëjtës, ai do të jetë rumuni i parë që udhëheq këtë zyrë të lartë.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në Twitter, shprehu mirënjohje për Geoanan dhe për shërbimin e Gottemoellerit.

    Geoana ka qenë ministër i Jashtëm i Rumanisë në vitet 2000-2004 dhe ka garuar për president në vitin 2009, por ka humbur në balotazh nga presidenti i atëhershëm, Traian Basescu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!