×
  • Sport
  • Sport

    De Rossi ka një dëshirë të fundit, të luaj për Boca Juniors

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 20:42

    Mesfushori italian Daniele De Rossi dhe mbrojtësi argjentinas, Nicolas Burdisso, kanë luajtur së bashku në Romë.


    Një bashkim i mundshëm i dy ish-lojtarëve të Romës, do të mund të ndodhë shumë shpejt.

    Kjo për faktin se ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, të cilit nuk iu vazhduar kontrata nga klubi i zemrës, ende nuk ka gjetur ekip të ri dhe mediat botërore kanë folur për një kalim të tij tek Boca Juniors.

    Skuadra argjentinase, drejtohet pikërisht nga ish-bashkëlojtari i De Rossit, Burdisso, të cilit duket se i ka premtuar që do t’i bashkohet.

    “Nuk kam mundur t’i jap fund karrierës pa luajtur për Boca”, raportohet t’i ketë thënë De Rossi Nicolas Burdissos.

    35-vjeçari italian, edhe në të kaluarën kishte folur me admirim për Bocan, për shkak të atmosferës së zjarrtë të tifozëve të tij dhe periudhës së Diego Maradonas në këtë klub.Për De Rossin ka shprehur interesim edhe Fiorentina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!