×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthen një tjetër bombol gazi në Vlorë

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 20:50

    Pas shpërthimit të një bombole gazi mëngjesin e sotëm në Vlorë, një tjetër shpërthim është regjistruar në fshatin Drashovicë.


    Nga të dhënat e para mësohet se banesa ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit R.H.

    Dyshimi i para për ngjarjen është shpërthimi aksidental. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

    Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes për normalizimin e situatës.

    Po ashtu mëngjesin e sotëm në fshatin Selenicë të Vlorës, burrë e grua mbetën të plagosur rëndë, pasi një bombol gazi shpërtheu në banesën e tyre.

    Shpërthimi i fortë i pasuar me zjarr e ka dëmtuar thuajse plotësisht banesën e familjes Selimi me gjithçka që kishte brenda, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!