Pep Guardiola foli për dallimin në lojë mes Erling Haalandit dhe Lionel Messit.
Trajneri i Manchester Cityt iu përgjigj pyetjes nëse dy lojtarët mund të renditen njësoj, duke pasur parasysh faktin se norvegjezi shënon në çdo ndeshje.
Megjithatë, Guardiola tregoi se ku dallojnë këta dy futbollistë. Sipas tij, Haaland nuk është ende në një nivel me Messin.
“Dallimi është ndoshta se Erling ka nevojë për të gjithë partnerët e tij për ta bërë këtë [për të shënuar gola]. Është e pabesueshme. Messi mund ta bëjë vetë”, tha Guardiola për “beIN Sports”.
Këto komente të Guardiolas erdhen pas ndeshjes që Manchester City e fitoi kundër Manchester Unitedit me rezultatin 6:3.
Në këtë ndeshje, Haaland shkëlqeu duke shënuar “het-trik”. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.