×
  • Sport
  • Sport

    Xavi flet rreth mundësisë së rikthimit të Messit në Barcelonë

    Reporteri
    03 Tetor 2022 | 23:40

    Xavi Hernandez ka folur për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit.

    E ardhmja e sulmuesit argjentinasit vazhdon të jetë mjaft e përfolur.

    Messi është i lidhur më një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”, pas përfundimit të sezonit aktual.

    Rreth kësaj është deklaruar edhe Xavi, i cili tha se tani nuk është koha e duhur për të diskutuar rreth kësaj çështje.

    “I uroj të mirat, ai është miku im. Por, tani nuk është koha më e mirë për të diskutuar. Dhe ne po i bëjmë një shërbim të keq me këtë bisedë”, tha fillimisht spanjolli.

    “Lëreni të shijojë kohën e tij në Paris dhe pastaj do të shohim”, shtoi Xavi.

    Ndryshe, Messi me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

    Në marrëveshjen e tij me klubin parisien ekziston edhe opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër vit.

    Derisa spekulohet rreth një rikthimi të 35-vjeçarit te Barcelona, gjithashtu thuhet se edhe Paris Saint-Germaini është i gatshëm për t’i ofruar kontratë të re shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!