Zvonimir Boban do ta vizitojë Kosovën.
Legjenda e futbollit kroat do të zbarkojë nesër në tokën dardane, me ç’rast do të ketë takime me zyrtarë shtetërorë, duke nisur nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i cili do ta presë në MKRS, e më pas edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Gjithashtu, Boban, i cili në Kosovë do të vijë në rolin e shefit të futbollit në UEFA, do të takohet edhe me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa do të mbajë konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri” para lojës Kosovë – Itali (kualifikimet e Evropianit U-17), që do të luhet po ashtu në stadiumin e kryeqytetit.
Pa dyshim, Boban është mjaft i dashur në Kosovë për periudhën kur luante për Kroacinë dhe për Milanin, por edhe për përleshjen fizike që e kishte pasur me policët serbë në kohën e ish-Jugosllavisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.