Bad News Eagles janë kualifikuar në turneun më të madh në CS:GO, i cili do të mbahet në Brazil.
BNE triumfoi ndaj ekipit rus, Forze, me rezultat 2-1, me mapa.
Lojën më mirë e nisën djelmoshat tanë, pasi krijuan epërsi në mapin e parë ‘de Dust 2’, por nuk arritën ta mbajnë dhe u mposhtën 16:13.
Në mapin e dytë, ‘Ancient’, skuadra ruse ishin fillimisht më të mirë, por BNE nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthejnë rezultatin në favor të tyre 16:12.
Kështu ndeshja shkoi deri në mapin e tretë në ‘Mirage’.
Edhe në atë terren ishin ‘Shqiponjat kosovare’ që dominuan dhe triumfuan 16:4.
Kështu Bad News Eagles sigurojnë kualifikimin në Major të Rios së Brazilit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.