×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama takon Erdoganin në Turqi, s’ka detaje për temat që kanë biseduar

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 16:55

    Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.


    Takimi me Erdogan është zhvilluar në rezidencën e Marmaris, qytet në brigjet e rivierës turke.

    “Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan kryeministri.

    Ende nuk ka detaje nga temat që kanë diskutuar Rama dhe Erdogan.

    Takimi i kryeministrit shqiptar me kreun e shtetit turk vjen pak ditë pas takimit Meta-Erdogan në Bosnje-Hercegovinë, në kuadër të samitit të SEECP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!